Portieri brazilian, Ederson Moares ka pasur një ndeshje për t’u harruar në derbin lokal të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.


Golat në këtë fitore të ekipit të Ole Gunnar Solskjaer u shënuan nga Anthony Martial (30’) dhe Scott McTominay (90+).

Megjithatë, merita të mëdha për fitoren e Djajve të Kuq ishte edhe portieri brazilian i Cityt, Ederson.

Ederson vs Man Utd Ederson pati një paraqitje të tmerrshme ndaj Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ederson ishte larg formës që jemi mësuar ta shohim pasi bëri dy gabime amatore në këtë takim dhe të dyja përfunduan në rrjetë.

Gabimi i parë i brazilianit erdhi në minutën e 30-të, kur një goditje jo shumë e fortë e Martialit dhe në këndin e tij përfundoi prapa shpinës.

https://twitter.com/UtdJustin/status/1236698798505619456

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, Ederson u shfaq edhe një herë në skenë.

Kësaj radhe, portieri brazilian në tentim për të nisur topin shpejt me dorë, asiston gabimisht tek lojtari kundërshtar, McTominay, i cili shënon pa shumë vështirësi në portën e zbrazët për 2-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app