LAJMI I FUNDIT:

E zbulon gazeta gjermane, gjashtë yjet e Bayernit ishin kundër Nagelsmann

E zbulon gazeta gjermane, gjashtë yjet e Bayernit ishin kundër Nagelsmann

Julian Nagelsmann është shkarkuar ditë më parë nga pozita e trajnerit te Bayern Munich.

Tekniku gjerman u zëvendësua nga Thomas Tuchel, i cili tanimë ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka zbuluar edhe arsyen pse quan deri në shkarkimin e Julian Nagelsmann nga bordi drejtues i Bayernit.


Ishin plot gjashtë futbollistë që kanë qenë kundër trajnerit Nagelsmann dhe Bild ka zbuluar emrat e tyre.

Fjala është për dy portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich të cilët kishin një llogari të hapur kundër Nagelsmann prej momentit kur ky i fundit këmbënguli për të hequr trajnerin e portierëve Tapalovic.

Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë si Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Joao Cancelo.

Përshtypje bën lojtari portugez që iu bashkua Bayern Munich në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, mirëpo menjëherë zgjodhi të pozicionohej kundër Nagelsmann, edhe për shkak se gjermani e uli në stol.

Është i shkarkuar, por nëse Real Madridi e do Nagelsmannin - duhet t'i paguajë Bayernit kompensim
Lexo po ashtu Është i shkarkuar, por nëse Real Madridi e do Nagelsmannin - duhet t'i paguajë Bayernit kompensim

Nga ana tjetër, Thomas Muller sipas Bild nuk kishte asnjë përplasje me Nagelsmann dhe ishte pro teknikut 35-vjeçar.

Pro tij ishin edhe dy mesfushorët Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, por duket se drejtuesit e klubit kanë reaguar më shpejtë për të shkarkuar Nagelsmann në mënyrë që mos ta humbasin titullin në Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Përfaqësuesja e Kosovës
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me

Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me "Siu!" përballë Ronaldos: Reagimi i portugezit i thotë të gjitha

Ndërkombëtare
Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Serie A
Kalo në kategori