LAJMI I FUNDIT:

E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh – dalin prapaskenat

E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh – dalin prapaskenat

Bayern Munich ka dështuar të transferojë një mesfushor në ditën e fundit të afatit kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Në fakt kishte një marrëveshje totale mes Bayern Munich dhe Fulham për mesfushorin portugez Joao Palhinas.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, kishin finalizuar marrëveshjen me Fulhamin në bazë të një shume prej 65 milionë eurosh.


Reprezentuesi portugez kishte udhëtuar drejt Munichut ku kishte kaluar edhe testet mjekësore me klubin bavarez, si dhe ishin bërë gati fotot e prezantimit.

Mbyllet afati kalimtar në Bundesligë: Të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar në Bundesligë: Të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë

Por në fund zyrtarizimi i tij nuk ndodh, pasi Fulham nuk arriti të gjente një zëvendësues të tij dhe në fund bllokoi kalimin e Palhinhas te Bayerni.

Kjo ka bërë që te Bayerni të nervozoheshin me faktin se nuk arritën të gjenin një zëvendësues për Ryan Gravenberch që e shitën te Liverpooli.

Zyrtare: Gravenberch prezantohet te Liverpooli
Lexo po ashtu Zyrtare: Gravenberch prezantohet te Liverpooli

Përveç kësaj, dy transfere të tjera dështuan për Bayernin në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Bavarezët donin të sillnin Armel Bella Kotchap nga Southampton dhe Trevor Chalobah nga Chelsea.

Në fund asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ia doli te Bayerni, që do të thotë se Thomas Tuchel mbeti pa një zëvendësues të synuar për Benjamin Pavard, i cili u largua për në Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori