Nemy Bautista nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur e habitur kur kuptoi se nevojën që e pastroi para hyrjes ishte e një njeriu.

Kur ka shikuar filmimin e kamerave të sigurisë, kuptoi se ishte postieri ai që kishte kryer nevojën fiziologjike, para se t’ia dërgonte pakon që kishte porositur, transmeton Telegrafi.


Postieri foto 2 Kryen nevojën pas derës së furgonit

“Mendova se ishte nevojë qeni dhe e largova, por pastaj kuptova për çka bëhej fjalë. Madje, ai as që u pastrua dhe me duar të papastra, ma solli dërgesën”, ka thënë Bautista lidhur me rastin.

Postieri foto 3 Largimi nga prona që e ndoti

Zyrtarë nga posta që merret me dërgesa të shpejta, deklaruan se ai punonjës është larguar nga puna, ndërsa janë në biseda të drejtpërdrejta me pronaren e dëmtuar. /Telegrafi/