E theri tetë herë me thikë gruan në prezencë të fëmijëve, Prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.J., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R.J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. E njëjta nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.J., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 31 mars 2021.
Lidhur me këtë rast kishte njoftuar dje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm. Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej dje në raportin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Limani paralajmëron edhe një çerdhe të re në Gostivar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij