Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, tensioni mes banorëve Mirit dhe Artanit u bë kryefjalë pas një momenti të papritur në kuzhinë.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Mirin duke e shtyrë Artanin me krah, teksa kjo duket se ka marrë përmasa të mëdha.


Pas këtij veprimi, banorët u përfshinë në një debat verbal të ashpër, që bëri që situata të përshkallëzohej edhe më shumë.

Foto: Instagram

Publiku nuk ka nguruar të reagojë: disa kritikuan Mirin për sjelljen e tij, të tjerë u shprehën mbështetje për Artanin, duke ndezur diskutime dhe polemika mbi menaxhimin e konflikteve brenda shtëpisë.

Rregullat e programit janë të qarta: çdo akt fizik konsiderohet i papranueshëm dhe zakonisht ndëshkohet me 'zarf të zi'.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga produksioni, gjë që ka shtuar pakënaqësinë e fansave.

Shumë e krahasojnë këtë me raste të mëparshme, ku banorë janë penalizuar për sjellje më të lehta. /Telegrafi/