LAJMI I FUNDIT:

E rrahën një person në Ferizaj, vetë dorëzohen në polici tre të dyshuarit – dërgohen në mbajtje

E rrahën një person në Ferizaj, vetë dorëzohen në polici tre të dyshuarit – dërgohen në mbajtje
Foto: Arkiv

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore më 08.03.2025 rreth orës 10:30 në rrugën “Kruja”, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të arrestuarit janë: S. A, 54 vjeç, A. A, 50 vjeç, M. A, 28 vjeç.

“Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën ‘Kruja’ në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta personin B. V, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe ishin në kërkim policor. Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim pas hetimeve të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datën 11.03.2025 janë dorëzuar në polici tre nga të dyshuarit: S. A, 54 vjeç, A. A, 50 vjeç, M. A, 28 vjeç”, thuhet në njoftim


Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori