Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si...
Femrat
– Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…
– Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.
– Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.
– Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.
– Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast, transmeton Telegrafi.
Meshkujt
– Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…
– Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie serioze…
– Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…
– Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken simpatikë, ruhuni prej tyre…
– Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen
E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker