Skuadra angleze, Chelsea ka provokuar pa dashje mesfushorit e tij serb, Nemanja Matic.

Mesfushori me tipare mbrojtëse i Chelseat, Nemja Matic, sot feston ditëlindjen dhe klubi i tij e ka uruar në mënyrë të veçantë, por jo të mirë për të.


Matic, sot feston ditëlindjen e 28-të dhe kjo ditë është bërë arsyeja e një postimi interesant të klubit të Chelsea në rrjetin social ‘Twitter’.

Skuadra angleze ka postuar një foto të serbit gjatë ndeshjes, por ajo që tërheq vëmendjen është flamuri i Shqipërisë në prapavijë të Maticit.

Sigurisht që kjo nuk do t’i pëlqej mesfushorit serb në një ditë gëzimi e feste për të. /Telegrafi/

maticc

telegrafi sport app