LAJMI I FUNDIT:

E ofendoi duke quajtur ‘homoseksual’, Rezartit i tërhiqet vërejtja në spektaklin e BBVK 3 nga Olta dhe Alaudini

E ofendoi duke quajtur ‘homoseksual’, Rezartit i tërhiqet vërejtja në spektaklin e BBVK 3 nga Olta dhe Alaudini

Aktori Rezart Veleshnja ka hasur në kritika të ashpra gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova për gjuhën e përdorur ndaj banorëve të tjerë.

Një moment i veçantë tensioni ndodhi kur Rrezarti, gjatë një diskutimi, e quajti kolegun e tij, Besfort Daka, homoseksual në një termin pezhorativ. Ky koment shkaktoi reagime të menjëhershme nga audienca dhe nga opinionistët e programit.

Opinionistja Olta Gixhari e kritikoi publikisht Rrezartin për këtë sjellje, duke theksuar se fjala e tij ishte e papranueshme dhe e dëmshme.


Ajo e nxori në pah nevojën për respekt dhe mirëkuptim mes banorëve, duke nënvizuar se përdorimi i gjuhës diskriminuese dhe ofenduese nuk ka vend as në jetën reale dhe as në një format si Big Brother, që promovon bashkëjetesën dhe komunikimin.

Pas kritikave nga Olta, edhe prezantuesi i emisionit, Alaudin Hamiti, e mori në shqyrtim këtë çështje, duke e kritikuar ashpër Rrezartin dhe duke i kujtuar se ofendimet e tilla janë të ndaluara sipas rregullave të formatit Big Brother.

Ai e theksoi se programi synon të jetë një ambient ku çdo individ respektohet dhe pranohet pa marrë parasysh orientimin e tij seksual, etninë ose identitetin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Magazina
Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Magazina
Kalo në kategori