LAJMI I FUNDIT:

E nisi vrullshëm rikthimin në stërvitje te Atletico Madridi, por Morata ‘pushton’ rrjetet sociale – për arsye të gabuar

E nisi vrullshëm rikthimin në stërvitje te Atletico Madridi, por Morata ‘pushton’ rrjetet sociale – për arsye të gabuar

Në rast se nuk keni qenë në dijeni, Alvaro Morata është rikthyer te  Atletico Madridi dhe do të luajë aty për edicionin 2022/23.

Sulmuesi spanjoll i ka kaluar dy sezonet e fundit si i huazuar te Juventusi, ku ishte brenda dhe jashtë 11-shes fillestare.

Juve kishte opsionin për të nënshkruar me Moratan në baza të përhershme për 35 milionë euro këtë verë, por ata në fund vendosën të mos e shfrytëzonin të drejtën.


Alvaro Morata në aksion me Atletico Madrid

Pra, Morata është kthyer në qytetin e lindjes së tij dhe në një klub ku futbolli i ekipit të parë mund të mos jetë tepër i lehtë për t’u arritur në të ardhmen e afërt.

Atletico tashmë ka Joao Felix, Antoine Griezmann, Matheus Cunha dhe Angel Correa që konkurrojnë për rolet e sulmuesit në ekip.

Morata mund të luftojë për të ecur përpara atij kuarteti shumë të talentuar në renditje. Epo, përveç nëse ai mahnit trajnerin Diego Simeone gjatë ndeshjeve parasezonale të ekipit.

Të gjitha lajmet nga Alvaro Morata
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alvaro Morata

Fatkeqësisht për ish-lojtarin e Chelseat, ai nuk duket se është në rrugën e duhur përpara sezonit 2022/23.

Pamjet e përpjekjes së Moratas për të shënuar në stërvitje pas driblimit në fushë me top janë bërë virale në mediat sociale – dhe për  arsye të gabuara.

Morata ka kaq shumë cilësi të mira, nga ritmi i tij i vrullshëm për një burrë të gjatë te aftësia e tij për të mbajtur topin afër dhe për të lidhur lojën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori