Vendimi i Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë po i jep më shumë mundësi vetë Serbisë, në një kohë kur është futur në zgjedhjet presidenciale, thonë njohës të rrethanave politike në vend. Sipas tyre, Kosova i ka ofruar Serbisë një komoditet deri në rifillimin e këtij procesi.
Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.
Haradinaj u ndalua më 4 janar nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, me akuzat për krime lufte.
Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit. Por, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se pezullimi i dialogut në kohën e zgjedhjeve në Serbi, nuk është i rastësishëm.
“Ky pushim i dialogut natyrisht që i ofron, në fakt Serbisë, një komoditet që të organizojë zgjedhjet presidenciale edhe në Kosovë. Pra, është një lloj marrëveshjeje në heshtje, e cila mund të thuhet se krijon një situatë relaksuese derisa të rifillojë dialogu për trajtimin e çështjeve më të rënda”, thotë Mushkolaj.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për ndërprerjen e bisedimeve vetëm, siç thotë, ‘për t’i bërë qejfin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës’.
Siç thotë Mushkolaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku mund të jetë biseduar, siç shprehet ai, edhe për ndërprerjen e dialogut.
“Në një farë forme është një kontribut, edhe në marrëveshje Serbinë për shkak se në e dimë se ka pasur komunikime ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit të tashëm të Serbisë Vuçiq, kandidatit për president. Dhe, nuk e dimë saktë se çka është biseduar. Ka mundur të ndodhë që edhe në takimet e tjera, qoftë në Bruksel apo në këto komunikimet nëpërmjet telefonit, është arritur një pajtim për këto çështje”, thekson Mushkolaj.
Pezullimi i përkohshëm i dialogut i vendosur nga Kosova është parë me shumë rezerva në Serbi dhe autoritetet e atjeshme kanë “akuzuar palën nga Kosova për mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura përmes ndërprerjes së dialogut”.
Një numër marrëveshjesh që janë arritur në kuadër të dialogut nuk janë zbatuar dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengesat në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut dhe ka kërkuar nga palët që të tregojnë “vullnet për t’i zbatuar ato që janë arritur”.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike, të cilat po ndodhin në të dyja shtetet, si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi, mund t’ju konvenojnë palëve për një ndërprerje të dialogut për një kohë të caktuar.
“Ekipi dialogues i Kosovës në një aspekt po i del në ndihmë ekipit dialogues të Serbisë, sepse pala serbe aktualisht prioritet i ka zgjedhjet presidenciale dhe është e pritshme që nuk do të mund të fokusohej në mënyrë aktive në dialogun e Brukselit. Kështu që është një lloj mirëkuptimi, nëse mund të thuhet ashtu, mes dy palëve që në këtë moment që ka rëndësi shumë të madhe politike për të ardhmen në Serbi, të gjendet një lloj marrëveshje për pauzimin e dialogut”, konsideron Muhaxhiri.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i nisur që prej afro 6 vjetësh qe pezulluar disa herë për shkak të zgjedhjeve qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë. Ai rinisi me fillimin e këtij viti, pas disa muajsh pushimi dhe vetëm pas ngritjes së tensioneve me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare nga Serbia për në Kosovë dhe ndërtimit të një muri në veri të Mitrovicës që u pa si përpjekje për ndarje etnike./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha nga “Vatra” : Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me Uashingtonin

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit