Një blerëse e cila u shfaq në një video virale në TikTok e cila shihej duke marrë lule nga një i panjohur i ri derisa ajo ishte duke kafenë e saj ka deklaruar se ajo ndihej si e “çnjerëzuar” nga kjo përvojë.

Influenceri 22 vjeçar i rrjeteve sociale, Harrison Pawluk, e ndërpreu gruan e quajtur Maree e cila ishte duke pirë kafe në qendrën tregtare Emporium Melbourn, dhe i kërkoi asaj që ta mbante buqetën e luleve.


“Më fal për pengesën, por a ka mundësi që t’i mbani këto lule” e pyeti atë Pawluk, i cili pastaj e vuri çantën e tij në tokë dhe nxori një xhaketë të zezë të cilën ai e veshi, e pastaj u largua duke i lënë lulet në duart e Maree, përcjell Telegrafi.

@lifeofharrison

Visit TikTok to discover videos!

“Kaloni një ditë të bukur” tha ai teksa një mik i tij e filmonte Maree duke e shikuar atë tek largohej me habi teksa shprehja në fytyrën e saj ndryshoi në atë që gabimisht u tha se ajo ishte trishtuar.

Pawluk, student në universitetin për biznes, i cili punon në një dyqan, e shpërndau videon në llogarinë e tij në TikTok, dhe kjo video e cila ishte filmuar me 21 qershor, deri më tani ka marrë rreth 58.8 milion shikime.

Por Maree tha se kjo përvojë e bëri atë të ndihej si e “çnjerëzuar” dhe se artikujt në lidhje me videon e portretizuan atë si një “plakë patetike”. /Telegrafi/