Përshkrim i filmit: “Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke fshati kthehet në situata plot peripeci.

Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti Ollga i prezanton Melit, Koçin që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.”


Rajmonda Bulku (lindur më 16 gusht 1958) është një aktore e mirënjohur shqiptare, transmeton shqiperiaime.

Aktore e njohur e skenës dhe ekranit është nderuar me disa çmime. Në vitin 1981 ajo u diplomua si aktore në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë

Filmi i saj i pare, është Dimri i fundit i vitit 1976, dhe më pas Zonja nga qyteti.

Në jetën private ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.