E mbajti në lokal dhe e shfrytëzoi një shtetase të Serbisë, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Rasti sipas policisë ka ndodhur më 26 gusht 2022 në fshatin Domorovc.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































