E mashtroi se do ta fitonte një traktor, Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli fajtorët
Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K për shkak të veprës penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 37 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe i pandehuri V.H., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e kryesuar nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale “mashtrimi” me dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) euro, të cilin dënim është i obliguar t`a paguaj në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të merr formën e prerë. Si dhe të pandehurin V.H., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.
“I pandehuri Personi Juridik ‘E.D&C’ SH.P.K, akuzohet se më datë 15.05.2019 në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K, përmes pësonit përgjegjës V.H., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrit e mashtron të dëmtuarin R.H., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari kishte shkuar tek zyra e biznesit ‘E.D&C’ SH.P.K., për të biseduar rreth një plani biznesi për të aplikuar për një grand bujqësorë kinse të financuar nga shtete e huaja, i pandehuri kishte thënë se nëse e paguan një shumë të parave në vlerë prej 4.280.00 euro në llogari të Personit Juridik ‘E.D&C’ SH.P.K., do ta fitosh një grand bujqësor saktësisht një mjet bujqësor traktor me një vlerë rreth 25.000.00 €, ku i dëmtuari kishte deponuar shumën e kërkuar nga i pandehuri në emër të personit juridik, në bankë, si dhe shumë tjetër të parave në vlerë prej 800.00 € kinse për plan biznesi, e nga ajo ditë i njëjti nuk i`u ishte përgjigjur dhe nuk i`a kishte kthyer paratë e marra e as që kishte marrë ndonjë grandë, kështu që nga veprimet e të pandehurit të dëmtuarit i ka shkaktuar dëme materiale rreth 5.080.00 euro”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim i pandehuri V.H., akuzohet se më datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të dispozitivit i pandehuri në cilësinë e personit përgjegjës i Personit Juridik “E.D&C” SH.P.K., me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrit e mashtron të dëmtuarin R.H., në atë mënyrë që në atë mënyrë që derisa i dëmtuari kishte shkuar tek zyra e biznesit “E.D&C” SH.P.K., për të biseduar rreth një plani biznesi për të aplikuar për një grand bujqësorë kinse të financuar nga shtete e huaja, i pandehuri i kishte thënë se nëse e paguan një shumë të parave në vlerë prej 4.280.00 euro në llogari të Personit Juridik “E.D&C” SH.P.K., do ta fitosh një grand bujqësor saktësisht një mjet bujqësor traktor me një vlerë rreth 25.000.00 €, ku i dëmtuari kishte deponuar shumën e kërkuar nga i pandehuri në emër të personit juridik, në bankë, si dhe shumë tjetër të parave në vlerë prej 800.00 euro kinse për plan biznesi, e nga ajo ditë i njëjti nuk i`u ishte përgjigjur dhe nuk i`a kishte kthyer paratë e marra e as që kishte marrë ndonjë grandë, kështu që nga veprimet e të pandehurit të dëmtuarit i ka shkaktuar dëme materiale rreth 5.080.00 euro.
Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.



























