Nuk është një Tesla, por një automjet tjetër elektrik me shpejtësi të vogël (LSEV) që pritet t'i mbush rrugët e qyteteve, vitet e ardhshme.

Me peshë të lehtë, dhe e kufizuar në shpejtësi rreth 40 km/orë, tashmë kjo makinë është mjaft e popullarizuar në Kinë, ku këto automjete elektrike në miniaturë ofrojnë një alternativë për motoçikletat, biçikletat dhe biçikletat elektrike, transmeton Telegrafi.


cmsv2 072e39e0 c325 57db 875d ae13fc7b02b5 4559000

Ato janë jashtëzakonisht të lira për t’u blerë, janë të lehta për t’u parkuar dhe perfekte për qendrat urbane, ku hapësira është mjaft e vogël.

Çmimi për një makinë të tillë sillet nga 5,000 deri në 10,000 dollarë.

cmsv2 039e3f96 6208 52ed be93 fd412bf5edcc 4559000

Zvogëlimi i madhësisë së automjetit mund të nënkuptojë ulje të integritetit strukturor dhe shpejtësi më të ngadaltë.

cmsv2 adc21471 1dd0 5115 af1d 1bd7fcf294cc 4559000

Automjeti elektrik me shpejtësi të ulët (LSEV) mundësohet nga një motor i vogël elektrik.

Fuqia merret normalisht nga energjia elektrike nga burimet e automjetit me panel diellor, bateri ose gjenerator të energjisë. /Telegrafi/

XEV LSEV 3  1

car3 1