Vladimir Putin sot ka organizuar një paradë të madhe ushtarake që tregon fuqinë e fortë të Rusisë dhe duke përshëndetur trupat e tij që kanë shërbyer në Siri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, marshi vjetor i Sheshit të Kuq në Moskë shënon humbjen e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, por presidenti rus po e përdorte atë sot për të shfaqur fuqinë ushtarake moderne të Kremlinit.


Po sipas medieve të huaja, Putin ishte personalisht duke u përshëndetur me paradën që përfshinte 10,000 trupa dhe 114 njësi të pajisjeve ushtarake.

Me gjithë planet për të dërguar 72 aeroplanë kjo nuk ndodhi, shkaku i motit - pavarësisht shpenzimeve të Kremlinit - rreth 1,7 milion dollarë për të spërkatur retë me një koktej kimik që supozohet të garantojë kohën e mirë.

Kjo kishte penguar Putinin për të shfaqur forcën e tij ajrore dhe për të nderuar pilotët rusë që kanë shërbyer në Siri.

Kështu, vetëm një shfaqje e automjeteve të blinduara dhe sistemeve të raketave u prezantuan aty.

E Putin në fjalimin e tij ka thënë: "Ne gjithmonë do ta ruajmë Rusinë ashtu si ju, ushtarët e Fitores”.

“Dhe [ne do] të forcojmë traditat e patriotizmit, duke i shërbyer me besnikëri atdheut”.

"Mësimet e luftës së kaluar na detyrojnë të jemi vigjilentë dhe Forcat e Armatosura Ruse janë të gatshme të sprapsin çdo sulm potencial".

Ai u zotua: "Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë forcë që mund të skllavërojë ndonjëherë popullin tonë”. /Telegrafi/

w1 3

w2 3

w3 3

w4 3

w5 3

w6 2

w7 2

w8 1

w9 1

w10 1

w11 1

w12 1

w13 1

w14 1

w15

w16

w17

w18

w19