LAJMI I FUNDIT:

E kupton se vetura që kaloi në të kuqe do t’i godiste këmbësorët, vendosë t’i dalë përpara për ta parandaluar më të keqen – shpëton çiftin dhe fëmijën e tyre

E kupton se vetura që kaloi në të kuqe do t’i godiste këmbësorët, vendosë t’i dalë përpara për ta parandaluar më të keqen – shpëton çiftin dhe fëmijën e tyre

Në një udhëkryq në Phoenix të Arizonës, një grua është përplasur me veturën e saj në një veturë tjetër që po lëvizte me shpejtësi të madhe në të kuqen, duke shpëtuar një qift dhe foshnjën e tyre në karrocë.

Stacioni i policisë në Phoenix ka publikuar pamjet rrëqethëse të aksidentit që ka ndodhur më 14 tetor, që është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

“27-vjeçarja me veturën e saj bllokoi rrugën me qëllim që vetura që po vinte nga kahja e kundër mos t’i godet këmbësorët, që sigurisht se do ta pësonin me jetë”, thuhet përbri videos së publikuar në Facebook, duke e cilësuar këtë grua si një heroinë të rrallë.


“Kjo heroinë” ka pësuar lëndime trupore, por ato nuk ishin aq serioze sa për t’ia rrezikuar jetën”, ka njoftuar policia amerikane.

Me të parë se vetura po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kaloi vijat në të kuqen, vendosi t’i jap gaz veturës dhe të përplaset me të – vetëm dhe vetëm që t’i shpëtojë këmbësorët.

E mediat amerikane raportojnë se shoferi i veturës që për pak sa nuk i goditi për vdekje çiftin dhe fëmijën e tyre, është identifikuar si Ernesto Otanez Oveso, ku ndër tjera thuhet se pas aksidentit ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes së bashku me një pasagjer tjetër që ishte brenda veturës.

Megjithatë policia ka arritur ta arrestojë Oveson, nën dyshimin se ka ngarë veturën nën ndikim të alkoolit dhe gjithashtu po akuzohet për sulm. Brenda veturës së tij, policia ka gjetur një revole që i alarmoi të gjithë dhe ishte provë e mjaftueshme që menjëherë të dërgohet në burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori