LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Interi paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Yann Sommer

E kryer, Interi paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Yann Sommer

Interi më në fund ka siguruar shërbimet e portierit zviceran Yann Sommer.

Marrëveshja mes klubit italian dhe portierit ishte prej kohësh, por Neroazzurët po përpiqeshin ta bindin Bayernin.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka thënë se tanimë gjithçka është e kryer dhe Sommer do të jetë futbollist i ri i Interit.


Tuchel flet për të ardhmen e Somerr, tregon nëse do të lejohet zvicerani t'i bashkohet Interit
Lexo po ashtu Tuchel flet për të ardhmen e Somerr, tregon nëse do të lejohet zvicerani t'i bashkohet Interit

“Yann Sommer në Inter, ja ku po shkojmë. Marrëveshja është në fuqi për tarifën e gjashtë milionë eurove”.

“Testet mjekësore të hënë, ai do të mbërrrijë në Itali të dielën për ta kompltuar lëvizjen e tij”, ka shkruar Romano.

Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer

Interi ishte gati shumë kohë më parë të paguante klauzolën e tij prej gjashtë milionë euro te Bayerni, por bavarezët nuk ishin të gatshëm ta lejonin largimin e tij. /Telegrafi/