Real Madrid dhe Endrick Felipe janë duke numëruar mbrapsht deri në verë, kur rrugët e tyre përfundimisht do të kryqëzohen, pasi sulmuesi 17-vjeçar i Palmeiras ra dakord të bashkohej me Real Madridin më shumë se një vit më parë në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse.
Endrick ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Real Madridin, por do të jetë në gjendje të lëvizë vetëm kur të mbushë 18 vjeç, në korrik të këtij viti. Ka shumë eksitim, por edhe shumë presion.
Në një intervistë për CazeTV, të mbuluar nga Mundo Deportivo, Endrick shpjegoi se ishte ëndrra e tij të shkonte në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe se ditëlindja e tij e 18-të do të sillte me vete më shumë se festime të mëdha, mundësinë për të marrë patentën e drejtimit.
Më herët në sezonin 2023, Endrick ndjeu shkëlqimin e vëmendjes së mediave dhe u pa i përlotur në stolin e Palmeiras. Megjithatë, ai duket se ka arritur një pikë qetësie me presionin.
“Ka gjëra që ndodhin dhe ka njerëz që flasin dhe thonë, ai është Pele i ri, Ronaldo i ri… Unë dua të jem Endrick dhe për mua, ajo që thuhet nuk ka rëndësi për mua”.
“Tani kam një përgjegjësi të madhe, do të duroj presionin sepse e di që mund të ndihmoj familjen time dhe dua të inkurajoj edhe të rinjtë e tjerë”, ka thënë Endrick.
Endrick është shpresa e madhe e futbollit brazilian aktualisht, pasi shpresat tek Neymar Junior për të udhëhequr Selecaon përsëri në lavdinë ndërkombëtare janë zbehur.
Ndërsa, presioni do të vazhdojë të rritet vetëm duke iu bashkuar Real Madridit, Los Blancos kanë përvojë në trajtimin e zhvillimit të të rinjve që vijnë nga Brazili. Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior duhet të veprojnë si modele të përsosura dhe këshilltarë për Endrickun me ardhjen e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Barcelona monitoron yllin e Arsenalit

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Është vetëm 26 vjeç, por Mbappe arriti diçka të jashtëzakonshme me golat ndaj Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij