E kopjoi Edersonin, por portieri rezervë i Cityt bën gabim trashanik dhe Mane dyfishon epërsinë e Liverpoolit
Liverpooli e ka nisur fuqishëm ndeshjen gjysmëfinale në Kupën FA, ku po udhëheq 2-0 ndaj Manchester Cityt.
Golin e parë e shënoi mbrojtësi Ibrahima Konate, derisa për të dytin u përkujdes Sadio Mane.
Portieri amerikan i Cityt, Zackary Steffen bëri një gabim trashanik duke e mbajtur topin dhe Sadio Mane u gjend mirë duke ia zënë atë dhe duke shënuar për 2-0.
Mediat e ndryshme në Angli po shkruajnë se Steffen u mundua të kopjoj Edersonin, i cili javën e kaluar pa presion e largoi topin nga vija e fundit.
Gjithsesi Steffen duhet ta dijë se nuk është Ederson dhe gabimi i tij i kushtoi Cityt që pranuan golin e dytë në këtë ndeshje. /Telegrafi/
https://twitter.com/nimitt_91/status/1515342435576131589?s=20&t=VuW6t2qg_1R58ID3-XtH0Q
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























