E konfirmon agjenti: Klubet angleze kanë bërë oferta, por Lautaro dëshiron të qëndroj te Interi

Lautaro Martinez do të mbetet edhe për një kohë të gjatë te Interi.
Sulmuesi argjentinas ka qenë cak i disa skuadrave angleze, por dëshira e tij duket se është të qëndrojë tek kampioni në fuqi i Italisë.
Arsenal, Manchester City e Tottenham Hotspur e donin lojtarin në Angli, derisa Atletico Madrid e kërkonte me ngulm në Spanjë.
Agjenti i lojtarit, Alejandro Camano ka thënë se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Neroazzurët.
"Lautaro dëshiron të qëndrojë në Inter, ai i beson këtij projekti dhe dëshiron të fitojë".
"Do të takohem me bordin e Interit të mërkurën për të folur për situatën e tij në lidhje me kontratën".
"Klubet angleze e donin atë, por ai është i gatshëm të qëndrojë", tha agjenti i lojtarit për fcinternews.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me zikaltërtit deri në verën e vitit 2023, por pritet ta vazhdoj edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/



















































