LAJMI I FUNDIT:

E konfirmojnë rezultatet e ADN-së: Trupi i murosur është i Sibora Gaganit

E konfirmojnë rezultatet e ADN-së: Trupi i murosur është i Sibora Gaganit

Trupi i cili u gjet i murosur në apartamentin në Torremolinos të Spanjës më 6 Qershor, është i Sibora Gaganit.

Ajo që dyshohej, fatkeqësisht tashmë është konfirmuar nga testi i ADN-së.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, por edhe ato spanjolle.


22-vjeçarja italo-shqiptare u zhduk 9 vjet më parë, në Korrik të 2014-s, pikërisht në Spanjë, aty ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo.

Ky i fundit u arrestua më 17 Maj për vrasjen e partneres aktuale Paula, një 28-vjeçarje spanjolle e cila u vra me 14 goditje me thikë nga 45-vjeçari.

Ai pranoi po ashtu vrasjen e Siborës, dëshmi nga e cila u tërhoq, e më vonë para gjykatës tha se ishte i pafajshëm.

Megjithatë dëshmia e tij spontante teksa shoqërohej për vrasjen e Paulas, bëri që të rihapej çështja e Siborës.

Kontrollet në shtëpinë ku kishin jetuar zbuluan një kuti prej druri në mur, brenda së cilës gjendej trupi i Siborës.

Ajo u vra me 4 goditje thike pas shpine. Marco më pas e futi në kuti dhe e murosi, duke pretenduar se ajo e kishte braktisur dhe ishte larguar.

Nëna e Siborës, Elisabeta Shahini nuk i humbi kurrë shpresat për të mësuar fatin e së bijës.Pak ditë pas zbulimit të trupit, për mediat italiane nëna e saj tha: “Si fillim dua të kthej vajzën time në shtëpi, e më pas dua që të bëhet drejtësi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori