LAJMI I FUNDIT:

E kishte refuzuar në vitin 2009 – Didier Drogba më në fund i jep foto ‘selfie’ Kylian Mbappes, por me shumë yje pas

E kishte refuzuar në vitin 2009 – Didier Drogba më në fund i jep foto ‘selfie’ Kylian Mbappes, por me shumë yje pas

Didier Drogba më në fund e mbajti premtimin e tij për ta pasur një foto me Kylian Mbappe, pasi e kishte refuzuar në vitin 2009.

Para 10 vitesh ylli i ri francez i pranishëm në Stamford Bridge në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Barcelonës, kur luante Drogba.

Ish-sulmuesi i Bluve kishte rënë dakord me një mik të tijin që të pozonte me nj fëmijë pas ndeshjes, që ishte Mbappe.


Por Drogba më vonë refuzoi, pasi ishte i zemëruar me gjyqtarin e ndeshjes.

Chelsea ishte ankuar për katër penallti te gjyqtari i ndeshjes Tom Henning Ovrebo, duke mos shkuar drejt finales, pasi goli i vonë i Andres Iniestas i eliminoi.

Ndërsa ishte në skenë, Drogba tha: “10 vjet më parë pas ndeshjes Chelsea vs Barcelona, ​​një fëmijë erdhi tek unë dhe donte të bënte një foto”.

“Atë ditë unë thashë jo për shkak të vendimeve të turpshme të gjyqtarit. Mësova se fëmija ishte Kylian Mbappe. Unë dua të paguaj borxhin tim tani”.

Drogba më pas u kërkoi të gjithë të ftuarve të ngriheshin në këmbë ndërsa bëri një selfie me Mbappen, dhe prezantuesen Sandy Heribert.

Një borxh i larë pas 10 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori