LAJMI I FUNDIT:

“E kam pyetur Paraticin për Mbappen” – Chiellini rrëfen për francezin me shumë admirim

“E kam pyetur Paraticin për Mbappen” – Chiellini rrëfen për francezin me shumë admirim

Giorgio Chiellini ka kujtuar kohën kur ka parë për herë të parë Kylian Mbappen dhe kishte pyetur drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paraticin për të.

Në autobiografinë e tij “Io, Giorgio”, mbrojtësi italian rrëfen me shumë admirim për yllin e Paris Saint-Germianit.

“Kush është i destinuar të jetë ylli tjetër botëror dhe koleksionisti i Topit të Artë kur Cristiano dhe Messi pensionohen nga futbolli? Është francezi Kylian Mbappe, një lojtar me të vërtetë unik!” ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij.


“Herën e parë që e pashë në TV ishte në Ligën e Kampionëve në edicionin 2016-17, në ndeshjen Manchester City – Monaco. Ishte mbresëlënëse”.

“Në fund të pjesës së parë, e pyeta Fabio Paraticin: ‘Kush është ai? Nga cili planet është ai?'”.

”Fabio u përgjigj: ‘Po, unë e njoh atë. Kemi kohë që e njohim … Një sulmues i pandalshëm, ai ishte vetëm 18 vjeç”.

“Do të përballeshim me të në Evropë atë sezon, në gjysmëfinale. Tani ai është 21 vjeç dhe tashmë një kampion bote. Ritmi, teknika, instinkti … atij nuk i mungon asgjë”.

Foto: Fabio Paratici

“Është një lojtar që bën përshtypje, një kryevepër e çmueshme. Unë gjithashtu mendoj se Mbappe është më i mirë se Neymar, më i qëndrueshëm. E ardhmja është gjithçka e tija ”, ka shtuar më tej italiani.

Mbappe tani cilësohet si lojtari më i vlefshëm në botë, duke kaluar bashkëlojtarin e tij te PSG, Neymarin, që mban rekordin prej 222 milionë eurosh nga kalimin në vitin 2019 nga Barcelona te parisienët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori