Të premten e 12 prillit, i gjithë vendi u trondit nga një ngjarje që ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Në njërën nga zyrat e këtij institucioni, Valon Aliu dyshohet se vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Erona Cokli dhe plagosi në krah vëllain e saj, të mitur.
36-vjeçari dhe 21-vjeçarja kanë një fëmijë të përbashkët. Ata ishin ndarë 10 muaj më parë dhe ishin në proces të ndarjes së kujdestarisë së fëmijës.
Ditën kur ndodhi vrasja, Valoni kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale që ta merrte djalin e tij. Pas disa orësh ishte kthyer në këtë institucion bashkë me djalin. Dhe pastaj kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vendngjarje dhe duke e plagosur vëllain e saj.
Valon Aliut të shtunën Gjykata Themelore në Ferizaj ia caktoi masën e paraburgimit prej një muaj për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjes e vëllait të saj, të mitur.
Ai po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas gjykatës, Valon Aliu e goditi disa herë me armë zjarri në kokë ish-bashkëshorten e tij dhe shtiu në drejtim të vëllait të saj të miturit me iniciale D.C., duke e plagosur në krah.
Para trupit gjykues, Valon Aliu deklaroi se pas kryerjes së këtij akti, ka tentuar që të bëjë vetëvrasje, por nuk i kishin mbetur më plumba në karikator.
Valon Aliu ishte emër i njohur për Policinë dhe organet e drejtësisë. Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë thënë se në vitin 2008 ai kishte qenë i akuzuar për lëndim të lehtë trupor, rast për të cilin gjykata ia kishte shqiptuar masën edukative – mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindit, raporton Kiks Kosova.
Shtatë vjet më vonë, më 5 mars të 2015-ës, Valon Aliu përfundoi sërish në gjykatë, si i akuzuar për lëndim të rëndë trupor. Ani pse Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh që dënimi për këtë vepër të fillojë nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim, në këtë rast, gjykata e dënoi Valoni vetëm me një gjobë prej 1 mijë e 350 eurove.
Nuk shkoi gjatë e Valoni ra sërish ndesh me ligjin. Në vitin 2019, ai u ul sërish në bankën e të akuzuarve për shkak të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Më 13 shkurt të 2019-ës, gjykata e dënoi atë me 2 muaj burgim me kusht.
Në vitin 2021, Valon Aliu u akuzua edhe për nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm për martesë, mirëpo Gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi që Prokuroria Themelore në Pejë ishte tërhequr nga ndjekja penale.
E një vit më vonë, më 2022-ën, ai u akuzua për kanosje, rast për të cilin Gjykata e dënoi me 6 muaj burgim me kusht. Ky aktgjykim u bë u plotfuqishëm më 14 nëntor të 2022-ës, përmes të cilit u vendos se ai nuk do e vuaj këtë dënim, në rast se brenda dy viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Ai momentalisht po mbahet në paraburgim, masë e cila iu caktua të shtunën e 13 prillit të 2024-ës, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë