LAJMI I FUNDIT:

E dyshuara u pagua vetëm 90 dollarë për vrasjen e Kim Jong-nam

E  dyshuara u pagua vetëm 90 dollarë për vrasjen e Kim Jong-nam

Një grua indoneziane që u arrestua për vrasjen e gjysëm-vëllait të liderit të Koresë së Veriut ka thënë se i ishin dhënë 90 dollarë për të bërë “një shaka”, shkruan BBC.

Zyrtarë të ambasadës indoneziane e takuan Siti Aisyah të shtunën në kryeqytetin e Malajzisë. Ajo tha se i kishin dhënë para në dorë që t’i hidhte në fytyrë Kim Jong-nam “vaj bebesh” në kuadrin e një emisioni humori.

Analizat treguan se Kim ishte vrarë me një lëndë kimike shumë të fuqishme VX, e cila është klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë nga OKB.


Kush mund të fshihet pas këtij sulmi?

Ekziston dyshimi në masë të gjerë se Koreja e Veriut fshihet pas tij, gjë që ajo e mohon fort.

Tre persona janë arrestuar për vrasjen, ndërsa 7 të tjerë janë të dyshuar dhe në kërkim nga policia, përfshirë edhe një koreanoverior.

Pas takimit me Siti Aisyah të shtunën, ambasadori indonezian Andreano Erwin tha se “Në përgjithësi ajo tha vetëm që dikush i kërkoi ta bëntë atë akt dhe se ishte takuar me njerëz që dukeshin si japonezë apo koreanë. Sipas saj, personi i dha asaj 400 “ringgits” që ta bënte atë veprim me atë lëndë si vaj bebesh”.

Zyrtarët thanë se ata nuk shihnin ndonjë shenjë fizike që e dyshuara të kishte qënë e prekur nga ai kimikat.

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori