Rastet tragjike ku kanë pësuar fëmijët për fundjavë shtohen. Bëhet fjalë për rastin ku prindi M.K e ka gjetur të vdekur në shtëpi vajzën shtatë muajshe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas momentit tragjik, prindi e ka paraqitur rastin në polici dhe e ka bartur trupin e vdekur deri në spitalin e qytetit.


Me taxi kanë qenë shumë të shpejtë, por kur kanë arritur në spital, mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Nga kontrolli i trupit të foshnjes nuk janë parë lëndime trupore apo dhunë të ushtruar.

Familjarët nuk kanë kërkuar autopsi dhe trupi ju është dorëzuar atyre për ta varrosur. /Telegrafi/