E dashura e Diego Maradonas, Rocio Oliva, është kritikuar për peliçen me lëkurë tigri që kishte veshur në shortin e ndeshjeve për Kampionatin Botëror që u tërhoq në Moskë.

26-vjeçarja ra në sy teksa mbërriti në Kremlin për dore me legjendën argjentinase, i cili ishte veshur me kostum tërësisht të zi dhe një kordele të verdhë.


rocio1 (Foto: EPA)

Ajo provokoi mjaft irritim në rrjetet sociale për peliçen me lëkurën e tigrit, sidomos nga ata në mbrojtje të kafshëve.

Rocio ka një lidhje të paqëndrueshme me Maradonan, i cili u lidh me të para katër vitesh pas ndarjes nga Veronica Ojeda.

Oliva ka bërë një postim në Instagram së bashku me 57-vjeçarin duke thënë se këtë imazh ua kushtonte vetëm miqve.

rocio3 (Foto: AP)

Ndërkohë, as legjenda e futbollit nuk ka shpëtuar pa u përfshirë në ndonjë zënkë me fjalë.

Ai e ka kritikuar sulmuesin e Interit, Mauri Icardi, duke thënë se ka marrë ftesë nga Argjentina vetëm për shkak të insistimit të gruas së tij.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Wanda Naras, e cila ka thënë se ai është dashur të testohej për substanca të ndaluara. /TCH/Telegrafi/