LAJMI I FUNDIT:

E bujshme: Juventus-Lyon mund të luhej në “Air Albania”

E bujshme: Juventus-Lyon mund të luhej në “Air Albania”

E bujshme, sfida e kthimit të raundit të 1/8-ave të Ligën e Kampionëve mes Juventus dhe Lyon mund të luhej në “Air Albania”, ishte ky një nga planet e klubit bardhezi për ta luajtur me tifozë këtë supersfidë, por gjithçka ka dështuar për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Itali dhe Shqipëri.

Në vendin fqinj situata është përkeqësuar ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 6 rastet e para me virusin COVID-19.

Juventusi ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të luante dot me tifozë ndeshjen e kthimit në Torino pas dekretit qeveritar të dy ditëve më parë. Ndaj po kërkonte një vend ku të mund të luante këtë ndeshje dhe ku tifozët e tij të mund të udhëtonin për ta ndjekur sfidën. Dy ishin hipotezat kryesore.


E para ishte Malta, në Ta Qali, ndërsa e dyta sipas: Tuttosport” ishte “Air Albania” në Tiranë, dy vende fqinje ku udhëtimi i tifozëve nuk do të ishte i largët.

Pista në Maltë megjithatë ra menjëherë pasi vendi ishullor ka bllokuar hyrjen e çdo shtetasi italian në vendin e tyre si masë për mospërhapjen e infeksionit.

Ndërkohë, caktimi zi “zonë e kuqe” e gjithë Italisë të hënën në darkë, bëri të pamundur lëvizjen e tifozëve jashtë saj.

Kufizimet e vendosura nga qeveria shqiptare gjithsesi e bënë edhe më të pamundur realizimin e kësaj ideje të bardhezinjve që tani me sa duket do të jenë të detyruar të luajnë ndeshjen në stadiumin e tyre, por pa praninë e tifozëve. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori