Personi në video kishte një si puçërr që nuk i hiqej. Ai shkoi te mjeku, por dermatologu i tha se është vetëm një cistë që shërohet, transmeton Telegrafi.

I bezdisur nga kjo gjendje, ai deshi ta pastronte, kur pa një qime të cilën filloi të tërhiqte me pincetë.


“Ishte qimja e rritur përbrenda, më e gjata në histori”, ka shkruar në përshkrimin e tij burri që ka postuar videon në YouTube para ca kohësh, por që ende vazhdon të komentohet. /Telegrafi/