Në një debat televiziv në Beograd të Serbisë, ku të ftuar ishin Çedomir Jovanoviq dhe Vojisllav Sheshel, për pak sa nuk ka ardhur deri të përleshja.
Gjithçka ndodhi kur Shesheli akuzon Jovanoviqin se ka gisht në vrasjen e Zoran Gjingjiqit, duke bërë që Jovanoviq të braktis studion, transmeton Telegrafi.
Madje në një moment Jovanoviq i afrohet Sheshelit i cili i thotë se sigurisht se nuk do ta grushtoj sikurse ka bërë me të tjerët – pasi që i di pasojat dhe çfarë mund të ndodhë më pas.
E moderatori i debatit Milomir Maric insiston që Jovanoviqi të rikthehet në studio dhe të vazhdojë debatin, por ky i fundit as që e dëgjon dhe largohet me një dozë të nervozës.
Kujtojmë që kjo deklaratë e Shesheslit kishte nxitur reagimin e ashpër të Nenad Çanakut, i cili publikisht i bëri ftesë për “mejdan” – duke thënë se e pret me revole në dorë. /Telegrafi/