Edin Dzeko tashmë është një lojtar i ri i Interit, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende nga kampionët aktual të Serie A.

Para disa ditësh u konfirmuar marrëveshja mes Interit dhe Romës për shërbimet e Dzekos.


Boshnjaku erdhi te Nerazzurrët si transferim i lirë, por nuk është zyrtarizuar ende pasi ai është duke diskutuar me Romën në lidhje me dy pagesat e fundit, të korrikut dhe gushtit.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi është përkujdesur ta zyrtarizojë Dzekon para kohe.

Trajneri italian ka vendosur të luajë me Dzekon si startues në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Dynamo Kievit, e cila ka filluar nga ora 18:30.

Formacionet zyrtare Inter (3-5-1-1): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sensi; DzekoDinamo Kiev (4-2-3-1): Buschan; Kedziora, Zabarny, Syrota, Karavaev; Sydorchuk, Shaparenko; Rodrigues, Lednev, Tsygankov; Ramirez/Telegrafi/

telegrafi sport app