Në kuadër të përkujtimit të 30-vjetorit të rrethimit të Sarajevës, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të BeH-së, Edin Dzeko, në profilin e tij në Facebook ka thënë se është e rëndësishme që sot t’i dërgohet një mesazh botës se lufta nuk kishte sjellë asnjë të mirë.
Dzeko ka shkruar se sot është veçanërisht e rëndësishme t’i dërgohet një mesazh i tillë botës në një kohë kur të gjithë duan paqe në të gjitha anët e botës.
Këtë gjë ai e ka thënë si fëmijë i Sarajevës, pasi e dinë mirë se çfarë do të thotë lufta.
“Sot është edhe më e rëndësishme të kujtojmë. Sot kur të gjithë dëshirojmë paqe në të gjitha anët e botës… Ne, fëmijët e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinës, e dimë dhe paralajmërojmë edhe një herë. Lufta nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë !”, ka shkruar ai.
Tutje Dzeko ka kujtuar me numra të vrarët që ishin 11.541, prej tyre 1601 fëmijë. Numri i përgjithshëm i granatave që goditën Sarajevën ishte afër 490 mijë, ka shkruar Dzeko, duke theksuar se edhe të plagosur ishin mbi 50 mijë.
Rrethimi i Sarajevës përfundoi zyrtarisht më 29 shkurt 1996. /Telegrafi/