Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për vrasjen e një 34-vjeçari grek, në orët e para të 1 janarit pas një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në qendër të Serres në Greqi.
Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, 29 vjec nga Durrësi.
Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka lënë frymën e fundit.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe 6 gëzhoja nga një pistoletë manovër.
Si ndodhi ngjarja
Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në portën e lokalit ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal.
Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore supozohet se kanë lënë një takim me grupin e autorëve, ose kanë pritur mbylljen e lokalit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.
Në vetëm pak minuta u ndez sherri dhe gjatë përleshjes njëri prej tyre, ndoshta vetë truproja i lokalit, nxori një thikë të tipit ushtarak dhe arriti të godiste dy herë viktimën, njërin prej tyre në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve autoritative të policisë, një tjetër person nga grupi i autorit ka qëlluar me pistoletë manovër në ajër.
Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë ndoshta nën ndikimin e alkoolit kur ka shkuar për të hyrë në lokalit, ndërsa po hetohet nëse autorët punonin aty apo kanë qenë klientë.
34-vjeçari është baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij është shtatzënë me fëmijën e tretë. Sipas informacioneve, 34-vjeçari ishte banues në Lefkona. Banorët e zonës flasin për një familjar të qetë, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame