Dyshohet për ryshfet, një person ndalohet nga Prokuroria Speciale

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, një person i identifikuar me inicialet E.L. është ndaluar për 48 orë nën dyshim për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.
Në një deklaratë për media, Prokuroria riafirmoi angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit:
“Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit,” thuhet në njoftim.
Hetimet ndaj E.L. vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për identitetin e të dyshuarit apo rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































