Gjendet një granatë në një bodrum të një banese në Mitrovicë të Veriut, rasti po hetohet

Një mjet i dyshimtë, (granatë) është gjetur sot rreth orës 11:15 në një bodrum të një banese në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi.
Sipas tij, granata është tërheq në mënyrë të sigurt dhe për momentin siç tha ai nuk ka ndonjë të dyshuar.
“Në një bodrum të një banese kemi pas informacin për një mjet të pashpërthyer. Ka dal njësia e deminimit dhe ka tërheq mjeti dhe bëhet fjalë për një granatë. Granata është tërheq në mënyrë të sigurt. Deri më tani nuk kemi ndonjë të dyshuar, por hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë Baliqi.“Dyshohet për një mjet të dyshimtë (granatë), kontrolli është duke vazhduar”, ka deklaruar Baliqi. /Telegrafi/

















































