LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për korrupsion në EULEX dhe ftesa për intervistim nga Prokuroria e Prishtinës– gjithçka çfarë ndodhi pas konferencës së ish-prokurores Maria Bamieh

Dyshimet për korrupsion në EULEX dhe ftesa për intervistim nga Prokuroria e Prishtinës– gjithçka çfarë ndodhi pas konferencës së ish-prokurores Maria Bamieh

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ftuar për intervistim, ish-prokuroren e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh.

Ftesa për intervistim ka ardhur pas një konference që ka mbajtur Bamieh ku foli për dyshimet për korrupsion që i kishte sinjalizuar në misionin e EULEX-it, dhe për këtë shkak thotë se i ishte shkëputur kontrata dhe suspenduar nga puna.

Prokuroria deklaroi se Bamieh është ftuar për intervistim për shkak se e kanë pasur të pamundur të sigurojnë deklaratën e saj në vitet e kaluara.


Ftesa për intervistim për ish-prokuroren e EULEX-it, deklarohet Prokuroria e Prishtinës
Lexo po ashtu Ftesa për intervistim për ish-prokuroren e EULEX-it, deklarohet Prokuroria e Prishtinës

Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka thënë dje Telegrafit se duke marrë për bazë faktin se prokurorja Bamieh është sinjalizuese, Prokuroria duhet të ketë kujdes të shtuar në raport me të njëjtën.

“Kjo për të ruajtur të drejtat e saj në raport me statusin e saj si sinjalizuese në ekspozimin e aferave korruptive në EULEX në atë kohë kur kishte kompetenca ekskluzive në fushat e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në Kosovë”, tha ai.

Në konferencën e mbajtur dje në Prishtinë, Bamieh ka treguar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar deri te ky epilog.

Sipas saj, procesi që alarmoi për korrupsionin në misionin e EULEX-it, ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, financiarisht dhe nga aspekti shëndetësor i lodhshëm.

Ajo bëri të ditur se ka pasur rastin e shpërthimit të një bombe në rrugën “Bill Clinton”, rastin e Ilir Tolajt, etj.

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 
Lexo po ashtu Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

Bamieh tha se ka pasur qasje në përgjime të ligjshme, e nga të cilat pastaj ka kuptuar për ndërhyrje e ka pasur dyshime për korrupsion.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se gjyqtari ose prokurorja ishin fajtore. Çështja ime ishte se kishte dyshim të bazuar se diçka nuk shkonte në rregull dhe se duhej të bëheshin hetime”, tha ndër të tjera Bamieh.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar misioni i EULEX-it në Kosovë.

Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

Bamieh, sipas tyre, nuk ka prezantuar as edhe një provë të re.

EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Nuk e prezantoi asnjë provë të re
Lexo po ashtu EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Nuk e prezantoi asnjë provë të re

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Tutje, thuhet se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë më 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori