Investimet dhe mbështetja e qeverisë, dyfishoi eksportet dhe prodhimin në sektorin e peshkimit, i cili konsiderohet një nga sektorët më të formalizuar të ekonomisë së Shqipërisë dhe po zhvillohet sipas standardeve më të mira të Bashkimit Evropian.
Kështu deklaroi në një intervistë në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo.
“Porti i ri i Peshkimit në Durrës, është transferuar te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, si forma më e mirë e funksionimit në ofrimin e shërbimeve dhe që lehtëson procesin e punës së peshkatarëve”, tha Kristo
Ai shpjegoi se investimi në port kishte përfunduar që në fillim të vitit 2017 dhe deri fund të muajit tetor, ky port që nuk ishte marrë në dorëzim nga ministria e Bujqësisë, ishte i zënë nga jahtet private dhe anijet e peshkimit rrinin tek porti i vjetër, megjithëse ishte një investim i mbaruar.
“Në fillim të muajit tetor, ministria e Bujqësisë e mori në dorëzim Portin e Peshkimit Durrës dhe filloi të përdorej për qëllim e plotë që ishte ndërtuar si port peshkimi. Por kishte dy rrugë për formën e menaxhimit të tij, por mbi bazën e diskutimeve të gjera, përllogaritjeve ekonomike dhe ofrimit të shërbimeve, ne i’a kaluam për menaxhim Portin e Peshkimit Durrës, Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit. Si modeli dhe mënyra më e mire që do të lehtësoj dhe plotësojë procesin e mënyrës së funksionimit të peshkimit”, theksoi Kristo.
Duke u ndalur në mbështetjen që ka adresuar qeveria për peshkimin, zëvëndësministri i Bujqësisë u shpreh se, pas reformës së karburantit ka filluar dhe pjesa e dytë e reformave për ndërtimin e markatave të peshkut.
“Është në përfundim markata e peshkut në Shëngjin dhe do të nisë brenda vitit ndërtimi i markatës së peshkut në Vlorë dhe pas një viti nis markata në qytetin e Sarandës. Ky investim është hap në formalizimin e operatorëve dhe vendosjes së sektorit në rregulla të konkurrencës së ndershme. Reforma më e madhe që është bërë deri më sot në sektorin e peshkimit shqiptar është furnizimi i anijeve të peshkimit me karburant me taksë 0. Kjo ka bërë që anijet e peshkimit shqiptar të barazohet me anijet e peshkimit në botë. Ky hap ka formatizuar tregun, ka reduktuar mos deklarimin e të ardhurave dhe kontrabandën që bëhej me karburantin. Sot karburanti blihet me TVSH pa taksa dhe TVSH-ja lidhet me sasinë e peshkut të shitur me TVSH. Ndërkohë që të gjitha anijet e peshkimit mbi bazën e formës së peshkimit dhe madhësisë kanë një numër të caktuar peshkatarësh që duhen deklaruar. Sot sektori i peshkimi detar është një nga sektorët me nivelin më të lartë të formalizuar. Kemi rregulla të barabarta konkurrence dhe kjo ka bërë që ky sektor të eci me ritme të shpejta zhvillimi”, theksoi Kristo.
Duke u ndalur në treguesit e eksportit të peshkut, ai bëri të ditur se, eksporti i peshkut në vitit 2017 u rrit me 38% dhe në vitin 2018 me 24.5% në volum, duke sjellë rritje të punësimit dhe të të ardhurave.
Duke u ndalur në përfitimet e sektorit nga skemat e subvencionit, Kristo u shpreh se, një nga masat që u morën për sektorin e peshkimi në skemat e financimit ishte mbështetja për pelagjikët e vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje rekord të zënieve të açuges nga anijet shqiptare. Kjo masë do të vazhdojë edhe këtë vit madje do të jetë afatgjatë pasi zgjeron punësimin dhe rrit prodhimin”.
Ambicia e projektit të BE me vlerë 1.4 milionë euro është të zgjerojë investimin në anijet e peshkimit dhe të realizojë një masterplan zhvillimi për akuakulturën shqiptare
Ndërkohë që hapja e eksporteve për molusqet bivalore, është në prioritet të punës sonë, tha ai.
“Ndonëse tregu vendas nuk është shumë i zhvilluar në përdorimin e molusqeve, shihet eksporti si mundësia e përfitimeve të mëdha. Kemi kërkuar ekspertë evropianë për të kontrolluar cilësinë e molusqeve dhe jemi duke kërkuar hapjen e eksportit të molusqeve të përpunuara”, deklaroi ai.
Gjithashtu u shpreh Kristo, do të aplikojmë zbatimin e sistemit blu-box i cili monitoron sektorin e peshkimit. “Është vullnet i qeverisë shqiptare që aparatura e këtij sistemi t’u jepet falas peshkatarëve dhe kostot e lidhjes se anijeve me satelitin ta paguhet nga peshkatarët.
Ministria e Bujqësisë ka çuar në Kuvend disa ndryshime ligjore për formalizimin e peshkimit artizanal.
“Ky sektor është i përhapur në vendin tone dhe ligji synon të ndajë bregdetin në zona të cilat do t’i jepen në bashkëmenaxhim subjekteve që zhvillojnë aktivitet peshkimi, si modeli që zbatohet në të gjitha vendet e BE dhe qoftë private apo shteti mbrojnë zhvillimin e peshkimit në Shqipëri, sipas standardeve më të mira”, theksoi Kristo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova