LAJMI I FUNDIT:

Dybala refuzon të gjitha ofertat, gati kontrata e re me Romën me rritje të ndjeshme të pagës

Dybala refuzon të gjitha ofertat, gati kontrata e re me Romën me rritje të ndjeshme të pagës

Dybala do vetëm Romën, me klauzolë apo jo ku është i vetmi ngërq për tu zgjidhur dhe ka pasiguri, argjentinasi nuk ka ndërmend që të largohet nga kryeqyteti italian.

Madje rinovimi deri në vitin 2026 nuk ka qenë kurrë më afër të ndodhë.

Interi së fundmi ka tentuar transferimin e lojtarit, me Beppe Marottan që ka pasur një telefonatë me agjentin e Dybalas, por ka qenë vet sulmuesi që e ka refuzuar atë.


Interi eksploron mundësinë e transferimit të Dybalas
Lexo po ashtu Interi eksploron mundësinë e transferimit të Dybalas

Klubi verdhekuq, me këmbënguljen e Mourinhos, ka punuar për të blinduar marrëdhënien e nisur verën e kaluar dhe është arritur parimisht marrëveshja, që pritet të zyrtarizohet në fillim të gushtit.

Dybala do të firmosë rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me opsionin për të zgjatur edhe një sezon bashkëpunimin me Romën dhe do të përfitojë shtatë milionë euro në sezon, 2,5 më shumë se sa fiton aktualisht.

Agjentët e Dybala zbarkojnë në Itali për t'u takuar me Romën mes interesimit nga Chelsea
Lexo po ashtu Agjentët e Dybala zbarkojnë në Itali për t'u takuar me Romën mes interesimit nga Chelsea

Me kontratën e re do të eliminohet edhe klauzola problematike për prishjen e kontratës, për të cilën është shkruar shumë gjatë muajve të fundit e cila ishte vetëm 12 milionë euro.

29-vjeçari në vitin e tij të parë me Romën zhvilloi 38 ndeshje, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori