Dybala po bëhet gati të nënshkruajë kontratën e fundit në karrierë, do ta përfundojë te Roma

Paulo Dybala aktualisht mungon për shkak të një dëmtimi në kofshë, por pas pushimit ndërkombëtar pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2026, por të dyja palët janë të vendosura ta zgjasin bashkëpunimin, madje po shqyrtohet edhe një marrëveshje afatgjatë që mund të përfundojë karrierën e La Joyas në kryeqytet.
Vitin e kaluar, Dybala kishte refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga kampionati arab, duke treguar besnikëri ndaj Romës dhe dëshirë për të vazhduar projektin e tij në Itali.
Sipas Corriere dello Sport, tetori është muaji i rinovimeve të kontratave dhe agjenti i Dybalas, Carlos Novel, pritet të mbërrijë në Romë deri në fund të muajit për të takuar Frederic Massara dhe Claudio Ranieri.

Diskutimi kryesor do të jetë pagëzimi i kontratës dhe zgjatja e saj. Aktualisht, Dybala fiton 8 milionë euro neto në sezon, një shifër e konsiderueshme për një klub që respekton rregulloret e Fair Play Financiar dhe synon të ulë kostot e pagave.
Nga ana e tij, Dybala duket i gatshëm të bëjë një sakrificë të vogël për pagën, në këmbim të një kontrate 3-4-vjeçare që do t’i siguronte të ardhmen në Romë.
Kjo do të thotë se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është e destinuar të vazhdojë, duke shënuar një kapitull të gjatë në karrierën e tij italiane, ku është pjesë e Romës që nga viti 2022. /Telegrafi/


















































