LAJMI I FUNDIT:

Dybala ka biseduar me Mourinhon – oferta e Romës është më e mira, por argjentinasi po pret Napolin dhe Interin

Dybala ka biseduar me Mourinhon – oferta e Romës është më e mira, por argjentinasi po pret Napolin dhe Interin

Paulo Dybala ka folur sot me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, por pavarësisht se ata i kanë ofruar kontratën më të mirë, ai ende po pret Napolin dhe mbi të gjitha Interin.

La Joya është lojtar i lirë pasi Juventusi tërhoqi ofertën për zgjatjen e kontratës dhe lejoi që marrëveshja e tij të përfundojë më 30 qershor.

Ai dukej se ishte në prag të nënshkrimit për Nerazzurrët, por Interi mori Romelu Lukakun në huazim nga Chelsea, ndërsa tani duhet ta largojë Alexis Sanchezin para se të sjellin dikë tjetër.


Kjo i ka dhënë Romës dhe Napolit mundësinë që të depërtojnë me propozimet e tyre, ndërsa mediat italiane shkruajnë se Giallorossi kanë bërë propozimin dhe i kanë ofruar pagën më të lartë nga secili prej kandidatëve.

La Stampa shkruan se Mourinho foli drejtpërdrejt me Dybala me telefon sot për të bindur argjentinasin që të zgjedhë “Olimpicon”.

Megjithatë, ata nuk janë në Ligën e Kampionëve, ndaj Dybala pritet të presë Napolin dhe mbi të gjitha Interin për të bërë kundëroferta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori