Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur sot sekuestrimin e dy vilave të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, të vendosura në zonën e Selitës, Tiranë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas SPAK, vilat kanë një sipërfaqe totale prej 448.9 m² secila dhe janë bllokuar në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës më datat 19 dhe 20 nëntor 2024. Masa u shoqërua me njoftimin e vendimit pronarëve të pasurive.
Deputetja Monika Kryemadhi ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa është nën hetim për disa akuza penale, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrim parash” dhe “fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”.
SPAK gjithashtu ka bërë të ditur se Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta, akuzohen për përfshirje në korrupsion, pastrim parash dhe marrëdhënie të fshehta financiare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre publike.
Hetimet kanë zbuluar ndikime të paligjshme për përfitime personale dhe përdorim të autoritetit publik për favorizime në biznes.
Në dosjen hetimore përfshihen edhe raste të mëparshme, si afera e njohur ÇEZ-DIA që lidhet me privatizimin e shpërndarjes së energjisë, dhe pagesat e padeklaruara për lobim nga partia e drejtuar nga Meta në SHBA.
Prokuroria thotë se gjatë viteve 2013-2019, çifti Meta-Kryemadhi nuk ka deklaruar shpenzime mjekësore në vlerën prej 106 mijë eurosh, ndërsa përfshirja e personave të tjerë është ende objekt hetimi.
Në dosje përmenden edhe emrat e Piro Xhixho dhe Ema Çoku, ku Xhixho është vendosur në arrest shtëpie për ndikimin e tij në favorizimin e kompanive private, ndërsa Kryemadhi dhe Meta dyshohet se kanë përfituar një vilë si shpërblim për favorizime të paligjshme.
SPAK konfirmon sekuestrimin
Sipas SPAK, masat janë marrë në bazë të vendimit nr. 640 të datës 15 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ku thuhet:
“Janë sekuestruar dy ndërtesa në Selitë, Tiranë, të vendosura në Rezidencën ‘Kodra e Diellit’, përkatësisht:
– Një ndërtesë në pronësi të Fatime Kryemadhit, përfshirë një banesë, verandë dhe kate të tjera me sipërfaqe totale prej 448.9 m².
– Një ndërtesë tjetër në pronësi të Monika Kryemadhit, me të njëjtat karakteristika dhe sipërfaqe.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar lidhje të tjera dhe për të mbledhur prova shtesë mbi aktivitetet e dyshuara të paligjshme.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe