Reperi i njohur, Gold AG, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai solidarizohet me qytetarët atje për dëmtimet që iu bënë nga kjo fatkeqësi.


Veç dy viktimave, edhe dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Screenshot 13 32 Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“PEJË Zoti i gradoftë shehid nënën e fëmiun që humbën jetën nga kjo fatkeqësi mbrëm në Pejë. Familjes Zoti i dhashtë durim, e atyre që u dëmtuan nga kjo fatkeqësi Zoti ia lehtësoftë këtë gjendje. Zot na fal e na mëshiro PEJË QOFTË E KALUAR E TI PRAP MBETESH, PEJË E BUKUR LULE E KOSOVËS”. /Telegrafi/