Dy të mitura nga Fushë Kosova dyshohet se u larguan me një veturë – prindërit kërkojnë ndihmën e policisë

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura nga prindërit e tyre në rrugën "Nëna Terezë" në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, vajzat kanë dalë nga banesat më 4 korrik rreth orës 19:56 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Prindërit kanë njoftuar policinë më 9 korrik, duke deklaruar se dyshohet se vajzat janë larguar së bashku duke hipur në një veturë me targa vendore, në drejtim të panjohur.
Prokurori i shtetit është informuar për rastin, ndërkohë që njësitet policore po punojnë intensivisht për gjetjen vajzave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































