LAJMI I FUNDIT:

Dy talentët e mëdhenj të Serie A në telashe – përdorën emrin e një babai të rremë që të futen në Itali, rrezikojnë skualifkimin

Dy talentët e mëdhenj të Serie A në telashe – përdorën emrin e një babai të rremë që të futen në Itali, rrezikojnë skualifkimin

Vëllezërit Hamed dhe Amad Traoré mund të kenë gënjyer për identitetin e babait të tyre për të mbërritur në Itali: ku tani luajnë te Atalanta dhe Sassuolo, klube që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Realisht, çështja aktualisht është nën mjegull dhe duhet të pritet që të qartësohet nga autoritetet së shpejti, pasi dy vëllezërit Hamed Junior Traoré dhe Amad Traoré, që luajnë te Sassuolo dhe Atalanta, janë pjesë e një hetimi.

Sipas ‘La Repubblica’, prokurori i Parmas ka bërë një akuzën për ‘imigrim të rremë dhe ndihmë të paligjshme’ kundër pesë personave nga Bregu i Fildishtë:  Bly Blaise Tehe, Marina Edëige Carine Teher (punëtor i klubit nga Bergamo),  Larissa Ghislaine Teher, Zadi Gildas Abou dhe Hamed Mamadou Traoré.


Hamed Junior Traore (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Emri i këtij i të fundit ngjalli interesim, pasi ai mund të jetë babai i rremë i dy futbollistëve të rinj, që e kanë përdorur si mashtrim për të hyrë në Itali.

Për momentin, Hamed Junior dhe Amad nuk janë të regjistruar si të dyshuar, por janë marrë në pyetje për informata më të shumta dhe faktet.

Amad Traoré në aksion me Atalantan

Nëse konstatohet faji i tyre, ata do të rrezikonin një skualifikim.

Atalanta dhe Sassuolo, klubet ku luajnë lojtarët, nuk kanë asnjë lidhje me këtë hetim.

Te dy lojtarët kanë  luajtur në Serie A këtë vit, madje kanë shënuar edhe gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Sylvinho lë tre lojtarë në tribuna, Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë

Sylvinho lë tre lojtarë në tribuna, Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Përfaqësuesja e Kosovës
Thomas Tuchel largon dy lojtarë të Anglisë nga ekipi për duelin ndaj Letonisë

Thomas Tuchel largon dy lojtarë të Anglisë nga ekipi për duelin ndaj Letonisë

Përfaqësueset
Ylli i Man Cityt iu vetëofrua Real Madridit, por gjiganti spanjoll i tha 'jo' atij

Ylli i Man Cityt iu vetëofrua Real Madridit, por gjiganti spanjoll i tha 'jo' atij

La Liga
Kalo në kategori