Dy raste vjedhjeje raportohen në Graçanicë dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara vjedhjeje të ndodhura gjatë ditës së hënë në komunat e Graçanicës dhe Prishtinës.
Sipas raportit policor, në Graçanicë, rreth orës 11:30, një grua ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur automjetin e saj të tipit “Opel” me targa lokale. Rasti është cilësuar si vjedhje dhe po hetohet nga njësitë përkatëse të policisë.
Ndërkaq, në Prishtinë, rreth orës 12:55, një burrë ka raportuar se i është vjedhur motoçikleta nga persona të panjohur.
Policia ka konfirmuar se rasti është në procedurë hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































