LAJMI I FUNDIT:

Dy presidentët, Thaçi e Meta urojnë fitoren e Zvicrës nga shqiptarët

Dy presidentët, Thaçi e Meta urojnë fitoren e Zvicrës nga shqiptarët

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Shqipërisë kanë komentuar pas fitores dramatike të Zvicrës kundër Serbisë, ku golashënues ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Zvicrës për fitoren e merituar, derisa në fund të postimit është ai shprehur krenarë me Xhakën dhe Shaqrin.


Urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar.  Krenarë me ju. Kosova ju don”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta tha se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit.

Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores.

Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori