Andrea Pirlo do të shkarkohet nëse Juventusi merr rezultate negative kundër Torinos dhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme në Serie A.

Zonja e Vjetër përballet me rivalët lokal në Stadio Grande Torino të shtunën dhe pret Napolin në Allianz Stadium të mërkurën në ndeshjen e mbetur nga java e katërt.


Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-mesfushorit të Italisë.

Pirlo mund të shkarkohet ose të japë dorëheqjen nëse Juventusi "merr rezultate negative" kundër klubeve Granata dhe Azzurri, shkruan gazeta.

Sipas Calciomercato.com, ndihmësi i Pirlos, Igor Tudor mund të bëhet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit nëse Pirlo dhe klubi ndahen përpara fundit të sezonit.

Juventusi është i treti në tabelën e Serie A, dhjetë pikë larg liderit Inter. Ata janë eliminuar nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve, por rezervuan vendin e tyre në finalen e Coppa Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app